Thaçi: Shkëmbimi nënkupton pazare, unë nuk bëjë pazare!

    “Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton kjo, Kosova vend i pavarur dhe sovran dhe përfshirjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pa u cenuar asnjë milimetër e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    Thaçi ka thënë se me shkëmbim nënkupton pazar, dhe se ai nuk bënë pazare.

    “Për mua shkëmbimi është pazar dhe unë nuk bëjë pazar. Unë jam vetëm që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, pasi që mbi 99% në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë t’i bashkohen Kosovës. Edhe 20 vite nëse nuk ndodhë atje do të kemi fare ose pak shqiptarë pasi që do të dëbohen”, ka thënë tutje Thaçi gjatë intervistes.

    Sipas tij, për idenë e shkëmbimit të territoreve kanë dhënë opinione edhe shumë personalitete tjera si ish-presidenti Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, e shumë të tjerë.

    Lexo edhe:  Aktakuza: "Nga 200 u bënë 500". Si u shpallen dëshmorë edhe ata që vdiqën në aksidente paslufte