Tifozët kosovarë të Liverpoolit me shqiponjë në gjoks, aterojnë në Stamboll për Superkupën e Evropës

Skuadra e Liverpoolit ka qindra mijëra përkrahës në Kosovë.

Një pjesë e tyre kanë udhëtuar në Stamboll për të shikuar ndeshjen kundër Chelseat që i takon Superkupës së Evropës.

Uniforma e tyre është interesante, me një bluzë të kuqe dhe shqiponjë të zezë në gjoks.

Gjatë këtij udhëtimi do të realizohet edhe një dokumentar që do të quhet “Istanbul is Wonderful”.

Ndeshja Liverpool – Chelsea zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.

Lexo edhe:  “Nuk të pamë kurrë të luaje…”: Lamtumira e tifozëve të Cardiff City për Emiliano Sala është emocionuese