Tifozët malazezë refuzojnë t’u bashkohen thirrjeve serbe “Kosova është Serbi”

Ndeshja e sotme në kuadër të Ligës së Kombeve mes Serbisë dhe Malit të Zi, që dikur ishin një shtet, përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Në ndeshje, e vlefshme për Ligën C Grupi 4, si zakonisht nga tifozët serbë, pati thirrje raciste për Kosovën, raporton Koha.net.

E në një rast, tifozët serbë deshën që edhe mysafirët t’i përfshinin në korin e tyre “Kosova është Serbi”, por malazezët refuzuan.

Kjo ka bërë që mediat në Serbi të shpërthejnë me artikuj përbuzës e ofendues për shtetin fqinj.

Madje, tifozët serbë shpalosën një baner në drejtim të tifozëve malazezë gjatë ndeshjes me mbishkrimin: “Bashkë për liri, derdhëm gjak në baltë, e sot të jesh kundër, për këtë të japin pagë”.