Tmerrohet Drecun, e quan shpallje lufte hyrjen e ushtrisë shqiptare në Kosovë: KFOR-i po hesht – çka do armata e Shqipërisë në Kosovë?

Stërvitja e përbashkët e Ushtrisë Shqiptare dhe e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qëllim frikësimin e popullit serb në krahinë, ka thënë Milovan Drecun, shkruan “Novosti”.

Ai ka thënë se stërvitja është përgatitje për dhunën eventuale në veri të Mitrovicës, ka thënë kryetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Drecun.

Ai e cilësoi të papranueshëm demonstrimin e politikës shqiptaro madhe, sepse Shqipëria nuk ka asnjë arsye të dërgojë Ushtrinë në Kosovë, nëse nuk është okupatore dhe kjo që po bën Shqipëria është aq e rrezikshme që mund krahasohet me shpallje të luftës Serbisë.

“Ata kanë okupuar, me hyrjen e forcave në pjesën tonë të territorit. Ndërsa nuk reagon OKB as KFOR-i”, tha Drecun.

“Si ka lejuar KFOR-i praninë e forcës ushtarake që nuk është pjesë e KFOR-it? Pse nuk i ndaluan? Kush mori vendim politik që kjo të lejohet”, pyeti ai.

Me këtë i dërgohet porosi Beogradit se ushtria shqiptare mund të ndihmojë Njësitë Speciale të Prishtinës të kryejnë spastrim etnik të serbëve dhe dëbimin e tyre.

“Serbisë i është dërguar porosi e rrezikshme se prapë mund të ketë rrezik lufte, nëse ne tentojmë të mbrojmë popullin tonë, nëse ka dhunë në veri, atëherë Shqipëria do dërgojë ushtrinë e saj që të në kundërvihet dhe mund të kemi ushtrinë shqiptare në maje të Kopaonikut ku është vija administrative”, ankohet Drecun.

Regjimi në Shqipëri qëndron prapa destabilizimit të Kosovës, një kohë edhe të Maqedonisë.

“Çka nëse në ditën e protestës në Beograd, hyjnë në verri të Kosovës? Çfarë aktivitete të fshehta ka ndërmjet Lidhjes për Serbi dhe liderëve Gjilas e Jeremiç me Shkupin? Për çka kanë biseduar me Zaev në Shkup”, tha Drecun.

Lexo edhe:  Kongresisti amerikan: Kërkojmë marrëveshje paqeje dhe duam raporte të mira me Serbinë

“Pse në kohët e fundit në protestat ‘1 nga 5 milionë’ është kyç edhe Sulejman Ugljani që me vite ka bashkëpunim me shqiptarët. Nëse ndodh ndonjë aksion në veri të Kosovës, dhunë në Novi Pazar dhe Serbi qendrore e Beograd”, shtroi pyetje Drecun.

“Çka ka bërë Gjilas në Kosovë? A vizitoi vetëm vendet e shenjta serbe apo komunikoi me Haradinajn? Për çka bisedoi Ugljanin me Thaçin dhe Haradinajn”, vazhdoi ai.

Lidhur me deklaratën e presidentes kroate Kitaroviq se protestat destabilizojnë regjionin, Drecun tha se Kroacia vazhdon spastrimin etnik që është destabilizim.

“Mbështetja e Kroacisë për terroristët shqiptar dhe forcat e sigurisë së Kosovës janë destabilizim i regjionit. Kroacia po tenton të destabilizojë Serbinë pa u mërzit për regjionin, por nuk do ketë sukses”, tha Drecun.