Tragjedi e rëndë me 9 të plagosur, humb jetën në spital 18-vjeçarja shqiptare

Ka ndërruar jetë 18 vjeçarja, Shqiponja Xhafa, e cila u aksidentua në përplasjen mes një autobusi dhe një makinë, në të cilën ajo ishte pasagjere..

Vajza u transportua me urgjencë me helikopter drejt Tiranës pasi ndodhej në gjendje të rendë, por për fat të keq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Rritet bilanci i te plagosurve, shkon në 9 numri i të lënduarve nga aksidenti i rende qe ndodhi paraditen e sotme, ku nje autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Autobusi eshte perplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”, ku udhetonte nje cift te rinjsh, te fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.

Mesohet se gruaja eshte plagosur dhe ndodhet ne gjendje te rende, po ashtu edhe i fejuari i saj.

Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, nderkohe qe policia ka nisur hetimet.

Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar- Ndërkohë rreth orës 9:40, ka mbërritur helikopteri për të transportuar drejt Tiranës çiftin e aksidentuar që ndodheshin në makinë, pasi gjendja e tyre është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë.

Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 9, ndërsa 6 prej tyre janë nisur drejt Tiranës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të gjithë pasagjerët e autobusit, kanë mbetur të plagosur, ndërsa kanë mbërritur dy helikopterë për t’i transportuar drejt Tiranës.

Në gjendje të rëndë është 18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe Syrja ibrahimi 54 vjeç.

EMRAT:

Endrikejd Kapa 17 vjec

Shqiponja Xhafa 18 vjec

Sokol Brahimi 26 vjec

Syrja Brahimi 54 vjec

Petrit Rapaj 56 vjec

Hanko Mara 52 vjec

Zergjin Sina 62 vjec

Fatmir Selfaj 60 vjec

Rober Aliko 54 vjec

Lexo edhe:  Këto janë tri superveturat që iu sekuestruan Burdushit

Informacion paraprak nga Policia

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.