Tragjike: Autobusi del nga rruga, humbin jetën 15 vetë dhe 27 të tjerë lëndohen (FOTO)

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

 

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut

Lexo edhe:  Rusia bën gati luftanijet më të fuqishme për t’u përballur me SHBA’në në Mesdhe