Tragjike: Makina e mbushur me eksplozivë vret 11 vetë

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një makine të mbushur me eksplozivë në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar dy restorante dhe disa makina të parkuara pranë vendit kritik, shkruan Euronews.

Autoritetet somaleze kanë bërë të ditur se numri i viktimave mund të rritet.

Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer. Sidoqoftë në zonën e lartpërmendur janë kryer sulme të mëhershme nga militantët Al Shabaab që janë të lidhur me organizatën terroriste Al Qaeda.

Lexo edhe:  U vra gabimisht nga polici, shteti dëmshpërblen familjen me 20 milionë dollarë