Tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të qeverisë

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, deputeti nga Prizreni, Haxhi Avdyli dhe deputeti nga Suhareka, Ardian Shala janë tre përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, të cilët për dallim nga deputetët e tjerë të LDK-së, votuan kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Për mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, votuan 82 deputetë për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Tani pas votimit të këtij mocioni të mosbesimit, qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Lexo edhe:  Lajm i keq për kosovarët, nga shkurti ngrihet çmimi i vizave Schengen