Trimi i vitit: Hajnat hyjnë për të plaçkitur, ai ndez cigaren dhe refuzon cdo urdhër nën tytën e kallashit

    Ky burrë po cilësohet si trimi i vitit, pasi ia doli të rrinte i qetë gjatë një plaçkitjeje në një kafene. Të gjithë klientët e tjerë i çuan duart lartë dhe u ulën poshtë shankut, përveç tij.

    Madje, kur hajni iu afrua me kallash, ai refuzoi t’ia jepte celularin duke ruajtur qetësinë dhe duke mos u frikësuar aspak.

    Burri bile shihet duke e ndezur cigaren dhe të vazhdonte të ishte i qetë sikur asgjë s’ishte duke ndodhur, transmeton Gazeta Express.

    Atij s’i bën aspak përshtypje ajo që është duke ndodhur, madje shihet duke folur me hajnin.

    Lexo edhe:  Gani Dreshaj “godet” grevistët, thotë se janë xhokerë për të penguar punën e Haradinajt