“Ujqërit” e Putinit alarmojnë Sllovakinë

Ministria e Jashtme sllovake thotë se është e shqetësuar nga fakti që “Ujqërit e natës”, një bandë nacionaliste motoçiklistësh rusë, e afërt me Vladimir Putinin, ka ngritur tani një bazë në Sllovaki.Baza ka mjete të vjetra ushtarake dhe ndodhet në Dolna Krupa, një fshat 70 km larg kryeqytetit Bratislavë.Qeveria ruse i quan ato zyrat qendrore europiane të ujqërve të natës. Motoçiklistët janë subjekt i sanksioneve amerikane dhe akuzohen se i ofrojnë ndihmë rebelëve pro rusë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake tha për BBC se aktivitetet e ujqërve të natës duhet të monitorohen me kujdes.“Ne mendojmë se ndikimi i anëtarëve të këtij grupi është i dëmshëm, veçanërisht në përhapjen e opinioneve të tyre që orientohen drejt rishkrimit të historisë”, tha ai.I pyetur të specifikojë këto opinione kontraversiale, ai tha: Krimea është, ishte dhe do të jetë ruse, se Stalini ishte një hero i madh, që NATO është një organizatë kriminale etj…”.

Sllovakia është një vend anëtar i NATO-s dhe BE. Më herët, pjesë e Çekosllovakisë komuniste, ajo ishte aleate e Moskës gjatë luftës së ftohtë. Lideri i ujqërve të natës, Aleksander Zaldostanov, i njohur si kirurgu, është shfaqur shpesh përkrah presidentit putin, përcjell TCh.Në fakt, në 2011, Putin udhëtoi bashkë me ujqërit e natës në një festival motoçiklistësh në Novorosiysk. në 2013, Putin i dha një medalje nderi Zaldostanov.

Lexo edhe:  Hodhi mbeturina prej dritares, taksisti e lë në mes të rrugës pasagjerin