Ulen pagat e qeveritarëve, sistemit të drejtësisë nuk i ndryshohen

    Kuvendi ka miratuar amendamentin për uljen e koeficientit për paga për funksionarët me një ndryshim që të mos ulet koeficienti për sistemin gjyqësor.Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka kërkuar që tek amandamenti për përcaktimin e pagave të Qeverisë, të mos përfshihet gjyqësori.“Të ruhet situata që ndërlidhet me pagat e gjyqësorit. Propozoj një amandament që neni 27 të mos fshihet por të ndryshohet. Dispozitat e këtij ligji për paga, shtesa shpërblime, nuk zbatohen për funksionarin publik si, Gjyqtarin e Kushtetutës, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial deri ën vitin 2022. Po ashtu ata nuk do të përfitojnë asnjë shtesë përveç pagës bazë. Pra të vazhdohet ende niveli aktual i pagave në Kosovë. Besoj që kujtdo që ia rrit pagën e pastaj ia zvogëlon është padrejtësi. Duhet ta kemi gjyqësorin prioritet, sundimi i ligjit duhet të jetë pa ndikime partiake. Nuk ka ndikim financiar e ka konfirmuar edhe Ministri Hamza”, ka thënë ai.

    Armend Zemaj nga LDK ka thënë se të gjitha këto disnivilizime kanë ndodhur për një arsye.“Po të mos ishte kjo ndërhyrje atakohet sistemi i Drejtësisë në Kosovë. Ministri i Drejtësisë duhet të marr përgjegjësi më shumë. Parimin e mos diskriminimit ta kemi për të gjithë njëjtë. LDK dëshiron ta dëgjoj komisionin funksional se çfarë kanë menduar. Këta sigurisht e kanë pasur që t’i ulen pagat Qeverisë e kjo në mënyrë analoge ka ndikuar tek Gjyqësori. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe LDK e përkrah Gjyqësori.Albulena Haxhiu nga LVV ka thënë se ka pabarazi tek pagat në gjyqësor.

    “Prokurorët dhe Gjyqtarët duhet t’i kenë pagat e larta, por kjo ka ndikuar që ata t’i kenë 2000 euro e zyrtarët tjerë si bashkëpunëtorë profesional 500 euro. Kjo ka krijuar një pabarazi dhe është një dallim i madh. Ne si VV duke marr parasysh që e kemi ditur këtë kemi propozuar amandamente për Gjyqësinë. Nëse amandamentet tona votohen nga ky Kuvend, s’ka nevojë për propozime tjera”, ka thënë ajo.Shqipe Pantina nga PSD ka thënë se e përkrahin propozimin e PDK-së.

    Lexo edhe:  Pal Lekaj sqarohet për deklaratat ndaj ambasadorit zviceran

    “Sektori i drejtësisë ka nevojë për mbështetje, ne e përkrahim propozimin e Memli Krasniqit”, ka thënë ajo.Deputeti Rasim Selmanaj ka thënë se AAK e përkrah propozimin e Memli Krasniqit nga PDK.Milaim Zeka nga NISMA ka thënë se po shihet me çfarë nënçmimi trajtohen deputetët e këtij Kuvendi nga partitë.“Ju po shihet se ju nuk komunikoni me deputetët e juaj kur janë në komisione. Tani po dëgjoj propozime tjera, kur ne kemi punuar në komisione ju është dashur të na thirrni, të na propozoni e të na këshilloni, jo këtu në seancë. Rroga e Prokurorit të shtetit e gjykatësit do të duhej të ishte shumë më e madhe se e Presidentit në vendet demokratike. Ne me atë nen që e kemi hequr kemi konstatuar që shpëtohet buxheti nga zhvatësit e sistemit gjyqësor. Me këtë po e paraqitni qenë jemi gjoja kundër tyre, po doni ta bëni kaqamak ligji, po doni ta bëni sallat me kompira të prishtë e me lakra, bënë more. Unë propozoj ta tërheqim krejt ligjin, sepse ky ligj ka ardhur me propozime të jashtëzakonshme të PSD-së. Me pas fuqi magjike e kisha tërheq ligjin”, ka thënë ai.Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka pyetur kryetarin e komisionit Nait Hasanin për shërbyesit civil të kontrollit në aeroport.“Propozimi i Memli Krasniqi është i rëndësishëm sepse nëse duam që të funksionoj ligjit atëherë personat përgjegjës duhet t’i kenë kushtet e mira që ti kërkojnë përgjegjësit. Shpresoj që këta persona do ti marrin përgjegjësit e tyre që ta kryejnë punën e tyre. AKR e përkrah”, ka thënë ai.Kryetari i komisionit, Nait Hasani ka thënë se duhet përkrahur propozimi i komisionit ku është kërkuar të hiqet neni 27.