Vajton tabloidi serb: Turp! Evropë, reago! S’ke çka pret!

Me këtë titull i është drejtuar “Evropës” tabloidi serbe “Kurir”, për të cilin opozita serbe thotë se “flet me zërin e Vucicit”, transmeton gazetametro.net.

Tabloidi beogradas citon Maja Kocijancicin, zëdhënëse e përfaqueses së larftë për politike të jashtme e siguri Federica Mogherini i ka thënë gazetës beogradase “Kurir” se në Bruksel janë të njoftuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe se “janë duke punuar në reagim”.

Gazeta “këshillon” Evrpën se “i vetmi vendim i duhur është tërheqja e këtij vendimi” dhe shton se me këtë veprim Prishtina “destabilizon tërë regjionin dhe me këtë i shkel të gjitha marrëveshjet”, “bën agresion dhe me këtë tregtinë e lirë edhe ashtu të rrezikuar, 100 për qind e gremos në dështim”.

Pasojat do të jenë kolosale, thekson gazeta serbe, së pari ekonomike, sepse e ndalon çdo tregti me Serbinë. Sipas saj, të gjithë do të jenë “në hall të madh”, edhe Prishtina e Beogradi, por edhe i tërë Ballkani, për shkak të vendimit të pamenduar emocional të Prishtinës”/gazetametro.net