Vala e të nxehtit vazhdon edhe në fundjavë, kjo ditë do jetë përvëluese

    Ditët e fundit ka marrë mot tejet i nxehtë në vendin tone ku temperaturat kanë mbërritur deri në 30 C.

    Mot i ngjashëm pritet të mbajë së paku deri në fundjavë, ku dita e enjte do të jetë më e nxehta pasi temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 32C sipas faqes Prishtina Weather, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë moti deri të dielën:

    12.06.2019 – Vala e të nxehtit që po shtrihet mbi rajonin tonë nga Afrika veriore, do të vazhdojë të kushtëzojë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell, së paku deri në fundjavë.
    Nga dita e diel, rreth orëve të pasdites priten mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

    13.06 – Nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell.

    14.06 – Nxehtë. Kryesisht me diell. Pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

    15.06-16.06 – Të shtunën nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën e diel nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

    17.06 – Nxehtë. Pjesërisht vranët, e gjatë pasdites mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

    Temperaturat e ajrit do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, ndërsa ato maksimale nga 30C deri në 32C.

    Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-2m/s, e nga dita e premte lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s.

    Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

    Lexo edhe:  Vuçiqi i tronditur shfaqet sot në Serbi: Ja çka ndodhi që tmerroi presidentin serb