Vdes në moshën 43 vjecare ish-luftëtari i UÇK-së dhe djali i dëshmorit

    Pas një sëmundje të shkurtër, dje në moshë 43 vjeçare ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Luan Morina.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me nderime ushtarake, në varrezat e Bajës së Pejës në orën 15:00, njofton Klan Kosova.

    I ndjeri ka qenë luftëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi” dhe njëri nga themeluesit e kësaj brigade. Babi i Morinës është dëshmor, i cili gjatë kohës së luftës, është vrarë nga forcat serbe.

    Lexo edhe:  Krasniqi: SHBA dhe Brukseli pajtohen edhe nëse Kosova vendos t’i bashkohet Serbisë, por kujt i duhet kjo