Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez

    Vedat Muriqi ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedi.

    Sulmuesi prizrenas po përjeton formë të lartë me skuadrën e Fenerbahces, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.

    Pas disa golave të shënuara në ndeshjet e para të Superligës së Turqisë, Muriqi ishte vendimtar edhe te Kosova.

    Muriqi shënoi një gol në fitoren 2:1 ndaj Republikës Çeke dhe dy asistime dhe një gol ndaj Kombëtares së Anglisë.

    Sipas mediumit të njohur turk Fanatik, Muriqi u përcoll nga afër nga skautët e Unitedit në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit.

    Ky medium raporton se ishte Kristo Kilibarda, ai i cili ndoqi nga afër Muriqin dhe dha raporte pozitive tek drejtuesit e Unitedit.

    Nëse Muriqi vazhdon me super-formë, Djajtë e Kuq mund të bëjnë ofertë në afatin e janarit, por më shumë ka të ngjarë të tentojnë transferimin gjatë verës.

    Skauti Kilibarda pritet ta ndjek Muriqin edhe të hënën në ndeshjen që Fenerbahce e zhvillon ndaj Alanyasporit.

    Përveç Unitedit, interesim për yllin e Kosovës kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Atletico Madridi dhe Lazio, ndërsa klubi turk kërkon 50 milionë euro për shërbimet e tij.

    Lexo edhe:  Shaqir Totaj, ministër nga radhët e PDK-së? Ja kujt ja zë vendin