Vendimi i kryeministrit Haradinaj mund ta rrëzoj Vuçiqin nga posti i presidentit serb

“Politika” përkujton se lidhje mes vazhdimit të dialogut dhe zgjedhjeve është theksuar nga presidenti serbe Vuçiq qysh me 18 janar, kur ka thënë se nëse nuk ka dialog nuk ka pengesa për shkuarje në zgjedhje.

Qytetarët e Serbisë së shpejti mund të shkojnë në zgjedhje dhe për këtë Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) do vendos javën tjetër, ndërsa shkuarja ose jo varet nga heqja e taksave, nëse Brukseli dhje Uashingtoni nuk e bindin kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të heq taksat, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Nëse do mbahen zgjedhjet parlamentare në pranverë sipas të gjitha gjasave vendoset javën që vjen, kur është parashikuar edhe mbajtja e mbledhjes së këshillit kryesor të SNS-së.

Sipas gazetës, qytetarët mund të shkojnë në zgjedhje nëse ShBA dhe BE nuk bindin kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj të heq taksat 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë qendrore, që është kusht i vazhdimit të dialogut të Brukselit.

“Politika” përkujton se lidhje mes vazhdimit të dialogut dhe zgjedhjeve është theksuar nga presidenti serbe Vuçiq qysh me 18 janar, kur ka thënë se nëse nuk ka dialog nuk ka pengesa për shkuarje në zgjedhje.

Nëse SNS në zgjedhjet eventuale “vërteton fitoren bindëse të mandatit, atëherë presidenti Vuçiq do të kishte legjitimitet për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, tek i cili do të shkohet pas heqjes së bllokadës tregtare”.

Në radhët e SNS thuajse të gjithë janë për zgjedhje të reja si kryesia edhe këshilli qendror sikurse edhe partnerët e koalicionit, SPS e Daçiqit dhe SDS e Ljajiqit.

Lexo edhe:  Haradinaj i përgjigjet ashpër Thaçit: Radojçiqin e takova në zyrën e presidentit