Vesa Smolica siç nuk e keni parë, pozon topless: Zemrën e kam hala ma të madhe

Ditë më parë emri i saj ishte kryefjalë në mediat rozë, pas performancës që realizoi në Poloni, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja nga Gjakova, Vesa Smolica habiti të gjithë në Varshavë me performancën e këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen.

“Në #Warsaw të Polonisë Ishte kënaqësi dhe nder për mua të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan Hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore organizuar nga shoqata “From The Depths”, shkroi Vesa.

Tani, këngëtarja i është kthyer pozave të nxehta në rrjete sociale. Smolica ka realizuar një fotografi ‘topless’ të cilën nuk ka hezituar aspak ta ndajë dhe me ndjekësit e saj në Instagram.

“Zemren e kam hala me t’madhe..”, ka shkruar Vesa në fotografinë e publikuar.

Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit nga këngëtarja është “Mora testin”, në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM, një ripërpunim i këngës së Nexhmije Pagarushës.