Vetëm AAK e Nisma nuk nënshkruajnë kërkesën e seancës për mbylljen e kazinove

    Deputetët e LDK-së, PDK-së, VV-së dhe PSD-së kanë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit në Kosovë.

    Kjo vjen pasi brenda pak ditësh janë shënuar dy vrasje brenda kazinove.

    Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për kazinotë

    Koha.net ka arritur të sigurojë faksimilet e thirrjes së seancës me nënshkrimet e deputetëve, por ku shihet se mungojnë nënshkrimet e deputetëve të AAK-së dhe Nismës.

    Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, në kërkesën e publikuar në Facebook kishte ftuar” të gjithë deputetët, pa përjashtim të nënshkruanin kërkesën për seancë”.

    Koha.net ka provuar të marrë një qëndrim nga AAK-ja dhe Nisma, por shefat e grupeve parlamentare të partive Ahmet Isufi i AAK-së dhe Bilall Sherifi i Nismës ishin të paçasshëm.

    Lexo edhe:  “Amerika dhe Rusia, në lufë për Shqipërinë”, Ngjela del me deklaratën e fortë: Po riarmatoset ushtria shqiptare