Video, çka po ndodh në vendin e rajonit

    Ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën me pyje të Kalamistit, në ishullin e Lefkadës, një destinacion turistik shumë i vizituar
    Greqia përfshihet nga flakët. Ditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën me pyje të Kalamistit, në ishullin e Lefkadës, një destinacion turistik shumë i vizituar.

    Sipas autoriteteve zjarri po përhapet me shpejtësi, ndërsa për fiksjen e tij janë angazhuar 12 reparte zjarrfikës dhe dy avionë ujëmbajtës.

    Sipas raporteve të “Ekathimerini” zjarri është përhapur në një pyll me pisha, i ndihmuar dhe nga erërat e forta.

    Ekspertët e zjarrfikësve kanë kërkuar prej kohësh përpilimin e një plani emergjence duke fajësuar autoritetin rajonal.

    Një vit më parë 5 mijë zjarrfikës dolën në rrugët e Athinës për të protestuar për kushtet e këqia të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e mjeteve të domosdoshme për shuarrjen e zjarreve.

    Ata gjithashtu hodhën poshtë pretendimet e autoriteteve se zjarret që po shkatërrojnë Greqinë janë pjesë e një plani keqdashës që synon destabilizimin e vendit.

    Lexo edhe:  Sinani: Unë për vete nuk e kuptova, as pse hynë në grevë e as pse dolën!