Video promovuese për Kosovën, Haradinaj apelon të shpërndahet sa më shumë në rrjetet sociale

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, në të cilën pasqyrohet potenciali e vendit tonë drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik me produktet vendore.

    Po ashtu në këtë video shihen edhe arritjet e sportistëve dhe artistëve me prejardhje nga Kosova, që po bëjnë bujë në arenën ndërkombëtare, Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri.

    Tregohen edhe për sukseset e sportistëve vendor, sidomos në xhudo me Majlinda Kelmendin e Akil Gjakovën, dhe për suksesin e fundit të përfaqësueses së Kosovës në futboll, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Kosova është një vend i vogël në zemër të Evropës, por me ëndrra të mëdha.

    Në të tregohet edhe për pasuritë që ka vendi ynë, produktet dhe rininë.

    Vendin tonë e presin shumë punë gjatë rrugëtimit tonë për në BE, punë të cilat do ti realizojmë me vullnet e përkushtim.

    Së shpejti pritet ta kemi edhe ushtrinë tonë.

    Video është promovim i Kosovës, dhe është realizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

    Lexo edhe:  Deputeti shqiptar godet Thaçin: Sali Berishën e duan të gjithë kosovarët, largohu nga politika