Viktima e radhës në Dollc, humb jetën një shofer nga Istogu, punonte gurëthyes

    Një person ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme në fshatin Dollc të Klinës.

    Në vendin ku shumë shoferë kanë humbur jetën, fatkeqësinë e radhës e ka pësuar një 51 vjeçar nga fshati Zallç i Istogut. Indeksonline mëson se viktima ishte punëtor i kompanisë së gurëthyesve “Mirusha Company”.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 08:30 Policia e Kosovës është informuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës me të marrë informatën njësitë relevante kanë shkuar në vend të ngjarjes gjithashtu në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i forenzikës emergjenca edhe njësiti i zjarrfikësve”, ka deklaruar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

    Lexo edhe:  Aksidenti fatal në Dumosh, një muaj paraburgim dy shoferëve që bënin gara