Vitin 2019 shpallet – Vit i NATO-s në Kosovë

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur vitin 2019, Vit të NATO-s në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, presidenca ka thënë se më 2019 shënohet 20-vjetori i intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe se populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës për mbështetjen që i dha NATO.

“Në këtë vit shënohet 20 vjetori i intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë, intervenim ky që kishte ndodhur pas masakrave, spastrimit etnik dhe krimeve të forcave serbe mbi popullatën civile në Kosovë, si dhe pas dështimit të përpjekjeve diplomatike botërore për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për Kosovën. Më 24 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s e kishin nisur fushatën e bombardimeve kundër caqeve të shtetit serb, që kishte zgjatur gjithsej 78 ditë, duke ndalur gjenocidin dhe sjellë lirinë për Kosovën. Populli i Kosovës do u jetë përjetësisht mirënjohës shteteve anëtare të NATO-s për mbështetjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Rusia dhe Serbia kërkojnë mbledhje të Këshillit të Sigurimit, shkak Ushtria e Kosovës