Vritet një 54 vjeçar në Fushë Kosovë

Një burrë është vrarë në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në orët e para të ditës së sotme.

54 vjeçari B.I. është qëlluar me armë zjarri dhe më pas në QKUK ka ndërruar jetë, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00 n stacionin policor të Fushë Kosovës është hapur një rast vrasje e rëndë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ku një person B.I 54 vjec, nga persona të dyshuar është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti pas transportimit në QKUK ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.