Vuçiq e paralajmëron Real Madridin për futbollistin e tyre

Futbollisti i Real Madridit, Luka Joviq nuk i kishte përfillur urdhërat që të qëndronte në izolim dhe kishte marrë pjesë në një festë në Beograd.

E kjo gjë ka bërë që të reagojnë shumë figura të larta sportive por edhe shtetërore.

Ndaj papërgjegjshmërisë së tij ka reaguar edhe kryeministrja e serbisë, Ana Brnabic e cila ka thënë:

Ne kemi shembuj negativë të yjeve tanë të futbollit që marrin miliona dhe injorojnë izolimin e detyrueshëm kur kthehen në shtëpi”.

Kurse Vucic e ka paralajmëruar Real Madridin duke thënë:

Nëse ai largohet nga banesa e tij, ai do të arrestohet. Unë mendoj se i vjen keq për atë që ka bërë, por unë do ta bëj të qartë për atë se jeta e popullit tonë është më e rëndësishme se miliona e tij“.

Kurse futbollisti ka thënë që i vjen keq që nuk e kan informuar mjaftueshëm se si duhet të sillet në izolim.

Lexo edhe:  Vuçiq për Putinin: Por të ishte në vitin 1999, ne nuk do të bombardoheshim