Vuçiq: Edhe ky vend e tërhoqi njohjen e Kosovës

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Madagaskarin për siç raportohet “tërheqjen” e vendimit mbi njohjen e Kosovës dhe tha se Serbia do ta vlerësojë këtë gjë në të ardhmen.

    Ai u tha gazetarëve në Kragujevc se ai kishte folur me ministrin e jashtëm të Madagaskarit këtë mëngjes dhe e falënderoi atë për këtë vendim.

    Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq tha sot se ky vend afrikan ka çnjohur Kosovën, transmeton Klan Kosova.

    Një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Madje, Fatmir Haxholli, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë për Klan Kosovën se Pacolli është duke vizituar sot pikërisht Madagaskarin, në kuadër të mini-turneut të tij në kontinentin afrikan.

    Ministri i Punëve të Jashtme, sipas Haxollit, po përpiqet të menaxhojë keqpërdorimet e lidhjeve dhe personaliteteve që bën Beogradi.

    Sipas tij, Pacolli do të ketë takime me personalitetet më të larta të këtij vendi, duke filluar nga presidenti i Madagaskarit./klankosova.tv/.

    Lexo edhe:  17-vjeçarja përdhunohet nga 10 burra, rrëfen rastin në rrjete sociale