Vuçiq i reagon Brukselit

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se BE-ja duhet të merret me zbatimin e shkronjave ligjore dhe jo të bëjë predikime ndaj “sjelljeve të mira” të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

    Këtë reagim Vuçiq e bëri pasi u pyet nga gazetarët për të komentuar rreth qëndrimit të Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini për fjalët që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë për njerëzit në Kosovë të cilët i quajti si të “malit”.

    Kocijançiq kishte thënë se çdo retorikë që është fyese, konfrontuese, ndarëse shkon kundër qasjes bashkëpunuese dhe pajtimit për të cilat gjëra ka nevojë rajoni, për të ecur përpara.

    Ndërsa kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë një konference për shtyp në Beograd, në prani të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, ka lëshuar një fyerje të rëndë në drejtim të liderëve të Kosovës, duke thënë se “janë njerëz të dalë nga mali”.

    Lexo edhe:  Haradinaj jep detaje të reja për vizitën në Berlin