Vuçiq: Serbia do ta ketë vaksinën kundër covidit-19 para fundit të vitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se shpreson që Serbia të ketë vaksinën kundër Covidit-19 para fundit të vitit.

Vuçiqi ka pohuar se bisedimet janë duke u zhvilluar me siç tha ai, “një vend” që tashmë u jep vaksinat njerëzve.

Vuçiqi, këto deklarata i bëri gjatë një vizite në vendin e ndërtimit të Institutit për Sëmundjet Kardiovaskulare në Beograd, “Dedinje 2”, derisa tha se vaksina do të ishte “shpëtim.

Presidenti serb tha se për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, jeta në Serbi nuk do të jetë e lehtë, por do të jetë më mirë se në të gjitha vendet e tjera të Evropës.

“Situata në Serbi nuk është e lehtë, por është më e lehtë se kudo tjetër në Evropë. Dhe qytetarët le t’i shpenzojnë paratë e tyre lirshëm, ata nuk do të kenë mungesë pagash ose pensionesh dhe nuk do t’u vonohen për një ditë të vetme”, tha Vuçiqi.

Ai, gjithashtu tha se shpreson se numri i të infektuarve të zvogëlohet para fundit të kësaj jave.

Lexo edhe:  Një tjetër mjek humb betejën me COVID-19, ministria jep detajet