Vulin: Veseli mund të vijë deri në Nish, por te gjykatësi hetues

    Për ministrin serb edhe UÇK-ja është “terroriste”, por e cila nuk paska mundur të arrijnë deri në Nish, “as kur prapa tyre ka qëndruar e tërë fuqia e NATO-s”

    Duke komentuar deklaratat në medie se kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli me gjasë ka “kërcënuar” se shqiptarët do të kërkojnë që në përbërje të Kosovës të jetë edhe Nishi, sepse “historikisht u takon”, ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë se Veseli mund të vijë në Nish, por të gjykatësi hetues, transmeton gazetametro.net.

    Ministri serb, sipas medieve beogradase, ka thënë se Veseit do t’ia mundësijë që, kurdo të ketë dëshirë, ta kalojnë ‘vijën administrative’ (kufirin shtetëror Serbi-Kosovë) dhe të dërgohet me roje deri te gjykatësi hetues dhe burgu i Nishit, “që ai, si kriminel lufte, gjithsesi e meriton”.

    Për ministrin serb edhe UÇK-ja është “terroriste”, por e cila nuk paska mundur të arrijnë deri në Nish, “as kur prapa tyre ka qëndruar e tërë fuqia e NATO-s”./gazetametro.net

    Lexo edhe:  Policia jep informatat e fundit se çka po ndodhë në Shtërpcë