Xhemajl Mustafa dikur ishte zëdhënës i Rugovës, sot djali i tij u emërua zëdhënës i LDK-së

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se sot zëdhënës i kësaj partie është emëruar Besian Mustafa. Babai i Besianit, publicisti Xhemajl Mustafa në të kaluarën ka qenë zëdhënës i presidentit Ibrahim Rugova.

    Vrasja e publicistit Xhemajl Mustafa përbën një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura menjëherë pasluftës në Kosovë. Pavarësisht hetimeve të cilat janë bërë ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij.

    Sot, LDK-ja ka emëruar Besian Mustafën në pozitën e zëdhënësit të partisë.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, caktoi z. Besian Mustafa për zëdhënës të kësaj partie.

    Besian Mustafa ishte kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    Lexo edhe:  Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 5 të...