Xhirimi i ngadalësuar ku tregohet më se miri se çfarë goditje ishte ajo e Wilderit ndaj Breazeale

Deontay Wilder ka fituar më lehtë se që është pritur meçin ndaj Dominic Breazealen.

Amerikani e ka mposhtur me nokaut bashkëkombësin e tij që në raundin e parë me një goditje të tmerrshme.

Nëpër disa video që po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale në xhirim të ngadalësuar, shihet më së miri se çfarë goditje i ka dhënë Wilder Breazealenit.

Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.

Për Wilderin kjo ishte fitorja e 41-të në karrierë ku 40 prej tyre i ka fituar me nokaut.

Lexo edhe:  Përgjigjia e Zidane kur u pyet: ‘Cili ishte plani juaj për ta ndalur Salahun në finale’ ?