Xhudista japoneze shpërthen në lot pasi mposhti në finale kosovaren

Një medalje e argjendtë dhe një vend i katërt është bilanci i suksesit të sotëm të xhudistëve tanë në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është treguar e pafat duke humbur në finale, por është mjaftuar me një medalje të argjendtë në Grand Slamin e Parisit.


Në një konkurrencë të fortë, Distria pas katër fitoreve arriti në finale, ku humbi nga japonezja, Ami Kondo.

Se sa e rëndësishme ishte kjo finale e tregojnë edhe lotët e xhudistet Kondo. Pasi mposhti kosovaren japonezja shpërtheu në lot duke i siguruar vendit të vet një medalje të artë.

Gara e Grand Slamit të Parisit vlerësohet si ndër më të fortat në xhudo, kurse luftërat e sotme u ndoqën nga rreth 15 mijë të pranishëm. /IndeksOnline/

Lexo edhe:  Karateisti që “rrahu” dy serbë, pritet si hero nga shokët në aeroport