Zbulohet çka u bisedua në takimin e liderëve me presidentin Thaçi!

Para pak çastesh ka përfunduar takimi i liderëve me presidentin Hashim Thaçi, në zyrën e tij.Gazeta Blic nga burime brenda takimit ka marrë vesh se çka saktësisht u bisedua në këtë takim.

Sipas burimeve, merret vesh se Hashim Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për nxjerrjen e një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’ia ndalonte presidentin vazhdimin e negociatave.“Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për seancë të jashtëzakonshme dhe për nxjerrjen e një rezolute që do ta përjashtonte presidentin nga negociatat”, thonë burime të Gazetës Blic.I pari i vendit, në këtë takim merret vesh i është lutur kryetarit të AAK-së, dhe njëherit kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj që të mos e mbështesin këtë nismë të opozitës.

“Thaçi i është lutur dy liderëve që të mos e votojnë nismën e opozitës”, thonë burime të Gazetës Blic.

Lexo edhe:  Daçiq: i shanë keq liderët e Kosovës