Zbulohet kundërshtari i radhës për Joshuan

Anthony Joshua nuk do të ndeshet me Deontay Wilder, por me Dillian Whyte, bëjnë të ditur mediat në Angli.

Sipas The Times, kundërshtari i kampionit të peshave të rënda në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO, do të duelojë me Dillian Whyte.

Wilder do të ishte një meç i profilit më të lartë, por sipas The Times, kjo ndeshej mund të mos organizohet me kohë.

Andaj, me shumë gjasë Whyte do të jetë kundërshtari i radhës i Joshuas, të cilin e kishte rrahur në dhjetor të vitit 2015.

Kurse, promotori Eddie Hearn pas triumfit të Joshuas ndaj Povetkinit bëri të ditur se nëse nuk është Deontay Wilder, atëherë kundërshtari i ardhshëm i Joshuas do të jetë Dillian Whyte.

Wilder do të boksojë me Tyson Furyn, në dhjetor të këtij viti, për titullin e WBC në peshat e rënda.