Zeka: Në vjeshtë do e jap votën kushdo që ma kërkon për rrëzimin e qeverisë

    Deputeti i Kuvendit të kosovës, Milaim Zeka ka thënë se do ta jap votën për rrëzimin e qeverisë, raporton Gazeta Blic.Ai këto komente i ka bërë në Klan Kosova ku shtoi se kushdo që kërkon votën e tij për ta rrëzuar Qeverinë vota e tij do të jetë pro.“Kushdo që e ka ndërmend në vjeshtë ta rrëzojë këtë Qeveri e ka votën time”, ka thënë Zeka.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar për të folur lidhur me për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional.

    Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar gjatë ditës Kurti.

    Lexo edhe:  Çfarë po ndodh në Francë, mijëra persona evakuohen