Zemaj del me inspektorët në kafenetë e Prishtinës, largojnë ata që nuk po i respektojnë masat

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me inspektorët komunalë të Komunës së Prishtinës kanë dalë për të inspektuar nëse kafenetë po i respektojnë masat preventive për mbrojtje nga koronavirusi.

Zemaj është fotografuar nga qytetarët duke inspektuar në vendin e quajtur “Kafet e rakisë” në Prishtinë.

Sipas qytetarëve që kanë qenë prezentë, Zemaj dhe inspektorët kanë larguar nga kafenetë ata të cilën nuk janë duke i respektuar masat mbrojëse.

Ndryshe, me konfirmimin e 40 rasteve të reja me koronavirus, numri i rasteve aktive në kryeqytet ka arritur në 508.