Zhdukja enigmatike e vajzës së mitur nga Kaçaniku, flet babai dhe policia!

    16 vjeçarja, Viola Guri ka dalë ditën e djeshme nga shtëpia e saj qysh në orën 08.00 të mëngjesit. E njëjta nuk është kthyer më dhe as nuk ka kontaktuar familjarët e saj.

    Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast hetimet janë duke vazhduar.

    Indeksonline pak më parë ka kontaktuar me babain e Violes, Agronin.

    “Asnjë lajm ende, askush nuk më ka lajmëru kurgjo për çiken. Jam nisë për Prizren, sipas disa informacioneve ajo ndodhet diku në këtë qytet, po shpresojë që atje mundem me ba diçka”, ka thënë shkurt ai për Indeksonline.

    Nga ana tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

    Gjatë bisedës ai ka treguar se vajza në fjalë është larguar edhe më parë nga shtëpia.

    “Zyrtarisht më datën 11, të ditës së hënë personi në fjalë është gjetur dhe më pas iu ka dorëzu familjes, nënës së saj, dhe dje pas disa orësh prapë është lajmëruar nga prindërit e saj se është zhdukur. Ne po merremi me rastin në fjalë, hetimet janë duke vazhdur”, ka thënë Gashi për Indekosnline.

    Të gjithë ata që kanë informacione për vendodhjen e Violes, mund të lajmërohen në numrin kontaktues +38345612208./Indeksonline/

    Lexo edhe:  Paralajmërohen masa të rrepta kundër atyre që favorizojnë produkete serbe