Zyrtare: Zeneli mungon deri nëntë muaj

Ylli i Kosovës dhe Stade de Reims, Arbër Zeneli, do të mungojë deri nëntë muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi në kualifikimet për Euro 2020, transmeton Gazeta Metro.

Ai lëndoi rëndë gjurin e këmbës dhe menjëherë pas ndeshjes në Podgoricë ishte nisur drejt Francës për ekzaminime mjekësore.

Tani klubi ka konfirmuar lëndimin e rëndë dhe ka thënë se pritet që ai të mungojë në një periudhë mes 7 dhe 9 muajsh.

Lexo edhe:  Emiliano Sala vdiq në aksident tragjik me avion, sot tronditet përsëri familja e tij