Zyrtari i PDK-së: Qytetarët po ikin nga vendi shkaku i pushtetarëve, që nuk po e projektojnë të ardhmen e vendit

    Anëtari i PDK-së Arben Gecaj, ka komentuar braktisjen e vendit nga qytetarët, fenomen ky që është shndërruar në trend në vitet e fundit.

    Gecaj, ka akuzuar drejtuesit e shtetit për mungesë të projektimit te të ardhmes.

    “Ikja vjen nga gjendja bllokadë, nga pafuqia e frika, ikja lidhet me paaftësinë për të projektuar të ardhmen. Kryesisht jemi duke jetuar në të kaluarën, e kaluara jonë është e dhimbshme, e mundimshme. Njeriu si qenje është e orientuar nga e ardhmja, e ardhmja projektohet nga sitemi, politika dhe pushteti”, ka thënë ai.

    Sipas tij, tani pjesa e madhe e qytetarëve e kanë kuptuar se ata dhe fëmijët e tyre nuk janë pjesë e projektimit, pra, fëmijët e tyre nuk janë temë shoqërore e as e politikës.

    “Prandaj ata ikin, ata do të ikin edhe më shumë nese partite tona vazhdojnë të krijojnë projeksione vetem për familjet e tyre dhe grupin e interesit personal”,ka shkruar Gecaj në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

    Lexo edhe:  Thaçi: Në Uashington kërkova vazhdim të dialogut pa pezullim të taksës, përgjigja ishte jo